Është mbyllur pika kufitare në Bërnjak.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika kufitare Bërnjak është mbyllur për hyrje në Kosovë, ndërsa për dalje është ende e hapur.
Si rezultat i një sulmi në orët e hershme të së dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ka mbetur i vdekur një rreshter policor, ndërsa është plagosur një tjetër.
