Përditësuar (20:00) - Në Preshevë dhe në Bujanoc janë mbyllur vendvotimet.
Zyrtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore kanë njoftuar se në këtë proces zgjedhor kanë dalë rreth 30 për qind të votuesve, e pas orës 22:00 pritet të dalin rezultat preliminare.
Presheva i 43500 votues që kanë votuar në 37 qendra të votimit për 39 mandate. E në Bujanoc kanë mund të votojnë 43046 votues, që kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate.
Deri në orën 18:00, 13154 votues apo 30.27 për qind kanë dalë në zgjedhje në Preshevë, ka raportuar mediumi lokal në Preshevë, “Rtv Aldi”.
Ndërsa, RTS-ja ka raportuar se në Bujanoc deri në orën 16:00 kanë votuar 25 për qind e votuesve. Nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.
Vazhdon normalisht procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës. Sipas zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc gjithçka është duke shkuar mirë.
13.5% është dalja e qytetarëve në votime në komunën e Bujanocit deri në ora 12:00, kurse në komunën e Preshevës deri këtë kohë kanë votuar 10.5 për qind e votuesve.
Të dhënat për RTK janë konfirmuar nga kryetarët e Kuvendeve Komunale Zgjedhore në këto komuna.
Alban Mehmeti, kryetar i KKZ në Preshevë ka thënë se gjithçka është duke shkuar mirë dhe nuk ka pasur asnjë incident që mund t’i jepte hije të keqe votimit.
Pasi kanë votuar, kandidatët për kryetar të komunave, kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e votës./RTK
Musliu nga LDP-ja fton qytetarët për dalje masive

Kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit nga radhët e Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), Shqiprim Musliu, ka votuar në zgjedhjet e sotme për kryetar të kësaj komune.
Ai ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duke thënë se ajo është përcaktuese për mandatin e ri katërvjeçar.
“Unë sot e kreva obligimin qytetar, bashkë me familjen time, për Bujanocin. Uroj që qytetarët tanë të dalin masivisht ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, dhe vota e tyre është përcaktuese për mandatin katërvjeçar. Uroj që të ecë një proces i mbarë dhe i mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit dhe të jetë një fillim i ri për secilin prej nesh duke filluar nga sot”, ka thënë Musliu.
I pyetur se a do të respektohet marrëveshja PD, PVD dhe LPD për koalicion pas zgjedhor për mandatin e ardhshëm, e cila u nënshkrua para zgjedhjeve, Shqiprim Musliu ka konfirmuar se do t’i qëndrojnë deri në fund.
“Unë, Shqipërim Musliu, çdo gjë që e nënshkruaj, në raport me partnerët, do ta respektoj deri në pikën e fundit dhe çdo gjë që e kam nënshkruar deri sot i kam qëndruar mbrapa deri në pikën e fundit”, thënë ai.
Në garë për të parin e Bujanocit janë edhe Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, Nagip Arifi, kryetari i Partisë Demokratike (PD), si dhe Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim. /KSP
Ardita Sinani bën thirrje që të dilet masivisht e të shfrytëzohet e drejta e votës
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, që është e Parisë për Veprim Demokratik, u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“Bashkë me Kotin e Lisin. Sot, është dita kur vendoset për qeverisjen e ardhshme komunale. Vendoset për 4 vitet që i kemi përpara. Sot, është dita kur të gjithë bashkë duhet të angazhohemi që të dalim masivisht e ta shfrytëzojmë të drejtën e votës. Andaj, ju ftoj edhe njëherë që ta shfrytëzoni këtë të drejtë e të dilni të votoni! Të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, sot te kutia e votimit do ta kenë mendjen tek përcaktimi i përzgjedhjes së atyre që punojnë me zemër për vendin tonë. Me fat!” – ka shkruar Sinani në Facebook.
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Bujanocit, Nagip Arifi nga radhët e Partisë Demokratike, është shprehur se deri më tani procesi i zgjedhjeve në Komunën e Bujanocit është duke vajtur mirë dhe shpreson që të shkojë deri në fund në këtë mënyrë.
Arifi fton të gjithë qytetarët që të dalin sa më shumë në votim dhe të votojnë më të mirin.
“Sapo përfundova obligimin qytetar, votova, e shfrytëzova këtë të drejtë që mundësohet me ligj. Deri tash procesi i zgjedhjeve është duke vajtur mirë, shpresoj që deri në fund të shkojë kështu. Unë vetëm ftoj qytetarët që të dalin sa më shumë në votim dhe të votojnë më të mirin, dhe pas procesit, kur të mbyllet, do të festojmë”, ka thënë Arifi.
I pyetur se a do të respektoj marrëveshjen e koalicionit me parti të tjera politike shqiptare, Arifi shton se edhe gjatë qeverisjes së tij në 2020-ën ka ftuar të gjithë partitë politike dhe ka arritur një marrëveshje me ta, por edhe tani koalicioni është i mundshëm.
“ Është një marrëveshje të cilën duhet ta respektojmë dhe shohim rezultatet në fund. Edhe në vitin 2020, subjekti im, atëherë ka dalë subjekti më i votuar nga qytetarët. I kam ftuar të gjithë subjektet politike shqiptare, kemi arritur një marrëveshje, ku kam pasur një qeverisje gjithë shqiptare. Më gëzon fakti që edhe unë kam qenë i gëzuar në atë drejtim, por edhe popullata. Unë shpresoj se prapë do të jetë në atë drejtim, një koalicion i mundshëm”, ka shtuar ai.
Përndryshe, përveç Arifit dhe Mustafit, kandidatë për kryetar të Komunës së Bujanocit janë edhe Shqiprim Musliu i LPD-së, si dhe Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim./KSP
Mustafi voton: Të kemi më shumë Kosovë e Shqipëri në Bujanoc
Kandidati për kryetar të Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi ka ftuar të gjithë shqiptarët në Komunën e Bujanocit që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë me mendje dhe me zemër.
Pas votimit në qendrën e votimit në Tërnoc, Mustafi është shprehur se Bujanoci dhe shqiptarët meritojnë shumë më mirë.
“Sot në ora 9:00 unë votova në vendvotimin tek çerdhja. Ftoj të gjithë shqiptarët në Komunën e Bujanocit, sot ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, të vendosin dhe të votojnë me mendjen dhe zemër. Është e rëndësishme që në mënyrë masovike të dilet dhe të vendoset për më të mirët. Ne besojmë që Bujanoci meriton më shumë, komuna meriton më mirë, shqiptarët meritojnë shumë më mirë”, është shprehur Mustafi.
I pyetur se për çfarë kanë nevojë më shumë qytetarët e Bujanocit, Mustafi ka thënë se duan të ruajnë dhe të mbrojnë identitetin kombëtar dhe të ketë zhvillim politik, ekonomik dhe social.
“Është ruajtja, mbrojtja e identitetit kombëtarë, në radhë të dytë zhvillimi i gjithmbarshëm politik, ekonomik dhe social dhe ne konsiderojmë që me mendjen dhe zemër do të kemi më shumë Kosovë dhe më shumë Shqipëri edhe në Bujanoc”, ka thënë Mustafi.
Gjithashtu, ai ka thënë se presin një intensifikim të marrëdhënieve edhe me Qeverinë e Shqipërisë, pasi që kanë nevojë për mbështetje financiare për projekte dhe programe të cilat janë të nevojshme për qytetarët e Komunës së Bujanocit.
“Ne presim intensifikim të marrëdhënieve edhe me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, e cila do të duhej t’i bashkohej jo vetëm me mbështetje morale, por edhe me mbështetjen e nevojshme financiare për projekte dhe programe të cilat janë të nevojshme për qytetarët e Komunës së Bujanocit”, ka shtuar ai.
Kandidatë për kryetarë të Komunës së Bujanocit, përveç Mustafit, janë edhe kryetari i PD-së, kryetari aktual i komunës, Nagip Arifi, Shqiprim Musliu i LPD-së, si dhe Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim./KSP
Në Bujanoc deri në ora 10 votuan 6.3 për qind e votuesve
Në Bujanoc deri në ora 10 kanë votuar 6.3 për qind e votuesve ka njoftuar Komisioni Zgjedhor i Serbisë, raporton “RTS”.
Ndërkohë në Preshevë deri në ora 9 kanë votuar 3.5 për qind të votuesve.
Qendrat e votimit në këto dy komuna janë hapur nga ora 7.
Presheva ka rreth 43500 votues të cilët do të votojnë në 37 qendra të votimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët do të votojnë në 59 vendvotime për 41 mandate.
Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt.
Në Preshevë në garë janë 6 subjekte shqiptare dhe një subjekt serb. Në Bujanoc ndërkaq po garojnë 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.
Tri nga 4 subjekte politike shqiptare: Partia për Veprim Demokratik që udhëhiqet nga Shaip Kamberi, Partia Demokratike që udhëhiqet nga Nagip Arifi dhe Lëvizja e Progresit Demokratik me kryetar Shqiprim Musliun, kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni parazgjedhor sipas të cilës, subjekti që merr më shumë mandate do të udhëheqë me komunën e Bujanocit dhe për këtë do të ketë garancë votat e këshilltarëve të subjekteve që marrin më pak mandate.
Në Luginën e Preshevës janë hapur me kohë vendvotimet
Nga ora 7 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal. Kjo është konfirmuar për Radio Televizionin e Kosovës nga Komisionet Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc, ku nuk evidentohet ndonjë incident i çfarëdo lloj natyre.
Presheva ka rreth 43500 votues të cilët do të votojnë në 37 qendra të votimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët do të votojnë në 59 vendvotime për 41 mandate.
Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt.
Në Preshevë në garë janë 6 subjekte shqiptare dhe një subjekt serb. Në Bujanoc ndërkaq po garojnë 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.
Tri nga 4 subjekte politike shqiptare: Partia për Veprim Demokratik që udhëhiqet nga Shaip Kamberi, Partia Demokratike që udhëhiqet nga Nagip Arifi dhe Lëvizja e Progresit Demokratik me kryetar Shqiprim Musliun, kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni parazgjedhor sipas të cilës, subjekti që merr më shumë mandate do të udhëheqë me komunën e Bujanocit dhe për këtë do të ketë garancë votat e këshilltarëve të subjekteve që marrin më pak mandate.
Kjo për të vazhduar ujdinë që ishte arritur për një koalicion shqiptar në vitin 2020 me ndihmën e ish-ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj. Por, në këtë koalicion parazgjedhor nuk është përfshirë subjekti i vetëm shqiptar “Alternativa për Ndryshim”, e cila në komunë të Bujanocit udhëhiqet nga Arbër Pajaziti.
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në një postim që ka bërë një ditë më parë ka folur për ndërhyrje të përfaqësuesve të organeve shtetërore serbe në vullnetin e qytetarëve, në prag të zgjedhjeve të 2 qershorit.
Kamberi, ka ftuar drejtuesit e organeve të shtetit që të qëndrojnë larg ndërhyrjeve se cilën listë dhe cilin kandidat duhet ta votojnë.
Ndryshe, për situatën e rëndë dhe diskriminuese në Luginë të Preshevës, vetëm një ditë para zgjedhjeve kemi pasur një reagim të katër euro deputetëve të Parlamentit Evropian, të cilët kanë kërkuar respektim të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ashtu siç janë precizuar në Marrëveshjen e Konçulit më 2001.
Në këtë letër, euro deputetët: Viola von Carmon – Taubadel, Rainer Ëieland, Mixhael Gahler dhe Thijs Reuten i kujtojnë Serbisë se shqiptarët në Luginë të Preshevës ballafaqohen me forma të ndryshme të diskriminimit, siç është pasivizimi i adresave, qasja e kufizuar në arsim e shëndetësi dhe rikujtohet Serbia se mos adresimi i këtyre çështjeve rrezikon stabilitetin rajonal./RTL