Anëtarë të kryesisë së LDK-së kanë filluar të mblidhen në selinë qendrore të kësaj partie në Prishtinë.
Aty janë parë duke hyrë Avdullah Hoti, Agim Veliu, Imri Ahmeti, Lutfi Haziri e Gazmend Muhaxheri, asnjëri prej tyre nuk ka bërë të ditur se cilat janë arsyet e këtij takimi.
Më vonë, në selinë e LDK-së ka mbërritur edhe kreu i partisë, Isa Mustafa.
Ndërsa gjatë ditës, zyrtarë tjerë të LDK-së kanë thënë se do të ketë një takim të zakonshëm të kësaj partie.