E.B. i ishte dashur të kthehej në shtëpi, të premten, pa e kryer analizën e vitaminës D, pasi që në Klinikën e Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është duke pasur mungesë të materialit që nevojitet për kryerjen e analizës së vitaminës D.
“Shkova në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më rekomanduan që ta bëja analizën e vitaminës D, pastaj erdha këtu në Biokimi që ta kryeja, por paskan mungesë e po kthehem në shtëpi”, ka deklaruar E.B, shkruan sot “Koha Ditore”.
Telashe me mungesën e materialit për kryerjen e vitaminës D nuk ka vetëm ky pacient, pasi që kjo klinikë vazhdimisht është duke pasur mungesa për këtë lloj analize.
Edhe D.P. nga Prishtina është ankuar për këtë problem pasi i është dashur disa herë që të vijë në klinikë dhe të kthehet pa e bërë analizën për vitaminën D.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)