I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se goranët në Kosovë kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të Aleksandar Vuçiqit gjatë zgjedhjeve presidenciale, transmeton Koha.net.
Në Dragash, (mediet serbe e quajnë Gora) sipas Gjuriqit, njofton tanjug, për Vuçiqin kanë votuar 91,07 për qind e votuesve.
Për fitoren e Vuçiqit ka folur shefi i Partisë Përparimtare të Serbisë për Gorën Rexhep Hoxha:
"Me këto votime , goranët treguan se sa shumë e duan Serbinë”, ka thënë Hoxha.