Arbëri

Mbi 50 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjilanit, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Mbi 50 pacientë të prekur me COVID-19 po marrin trajtim në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Gjendja shëndetësore e dy pacientëve është e rëndë, kurse pjesa tjetër e tyre është duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Pasi numri i pacientëve është i madh, menaxhmenti i spitalit është detyruar që të krijojë hapësira të reja. Tashmë pacientët janë të shtrirë në repartin e Infektives, Neurologjisë, Pulmulogjisë dhe ORL-së.

Infektologët në Spitalin Regjional të Gjilanit i kanë thënë KOHËS se janë të shqetësuar me rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve me COVID-19.

Shqetësimi i tyre lidhet më kapacitet e spitalit, ngase sipas tyre numri i stafit shëndetësor është i vogël në krahasim me vëllimin e punës.