Arbëri

MASHTI ua ndalon partive politike shfrytëzimin e shkollave për aktivitete të fushatës

Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka ndaluar shfrytëzimin e hapësirave të brendshme të shkollave nga partitë politike për aktivitetet e fushatës.

Në vendimin që ka siguruar KOHA, MASHTI i ka thënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), se "hapësirat e shkollës duhet të mbesin të sigurta dhe në shfrytëzim vetëm të procesit mësimor".

"Prandaj me anë të kësaj shkrese kërkojmë nga KQZ që konform Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 64, paragrafi 2, dhe Ligjit të Pandemisë nenit 12, të nxjerr akt juridik për ndalimin e shfrytëzimit të hapësirës së brendshme të shkollave nga partitë politike për aktivitetet e fushatës", thuhet tutje.