Arbëri

MASHTI: Mbi 81 mijë pagesa të ekzekutuara për librat

Librat / Foto: KOHA

Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka nisur ekzekutimi i pagesave të para për tekstet shkollore. 

Në njoftimin e MASHTI-t thuhet se deri më tani janë ekzekutuar mbi 80 mijë pagesa. 

Tutje bëhet e ditur se derisa aplikimi për subvencionim po vazhdon, deri më tani kanë aplikuar mbi 150 mijë prindër. 

“Po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-Kosova. Deri sot kanë aplikuar gjithsej 151.080 prindër. Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera. Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore ndërsa çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme përfitim të këtyre mjeteve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Prindërit e nxënësve që i vijojnë mësimet në nivelin fillor do të subvencionohen me nga 80 euro për blerjen e librave, teksa ata të nxënësve nga klasa e gjashtë deri në të nëntën me 110 euro.