Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë organizuar shënimin e 30 gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur me marsh përkujtimor.
Ata marshin e kanë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të shkuar deri te lapidari dedikuar personave të zhdukur para ndërtesës së Kuvendit.
Në marsh ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
FOTO: Alban Bujari/KOHA