Arbëri

Maqedonci: FSK-ja po zhvillohet në forcë me standarde të NATO-s

FSK-ushtarja

Foto: Driton Paçarada

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës po ndërtohet dhe zhvillohet në forcë me standarde të NATO-s.

Derisa ka thënë se edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes, Maqedonci ka shtuar se po investohet në ngritjen profesionale të ushtarakëve. 

“Forca jonë po ndërtohet, zhvillohet e avancohet në vazhdimësi në forcë me standarde të NATO-s, makimalisht të ndërveprueshme për operacione të përbashkëta me forcat e vendeve partnere dhe aleate të NATO-s. Vazhdojmë me vendosmëri të plotë, angazhim vetëmohues dhe përkushtim maksimal drejt përmbushjes së objektivit tonë”, ka thënë ai. 

Maqedonci ka treguar se janë 104 kadetë të FSK-së janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit, si në SHBA, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci dhe Shqipëri.

“66 ushtarakë janë duke ndjekur edukim profesional ushtarak dhe trajnime specialistike në programe të rëndësishme në akademi, shkolla dhe qendra trajnuese për ndërtimin e lidershipit ushtarak. Një pjesëtar është duke studiuar në Kolegjin e Luftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (US Army Ëar College), ndërsa 65 të tjerë po ndjekin kurse bazike dhe të avancuara të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale specialistike të mbështetjes luftarake të FSK-së”, ka shtuar ai.