Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Manxhuka: Ndërgjegja jonë është e pastër, e ju goditni deputetët e LVV-së e vëllezërit e dëshmorëve

arlind manxhuka

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka ka reaguar pasi protestuesit kapën dhunshëm deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi dhe e drejtuan drejt hapësirës së Kuvendit të Kosovës.

Manxhuka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë gjithmonë ballëhapur, duke iu referuar kundërshtisë që nga viti 2015 për Gjykatën Speciale, derisa ka vazhduar me “e ju goditni deputetët e LVV-së, ushtarët e UÇK-së e vëllezërit e dëshmorëve”.

Manxhuka është shprehur se ndërgjegja e tyre politike është e pastër si loti.

“Ballhapur përpara secilës temë. Edhe karshi Gjykatës Speciale. Protestuam me kohë, ngritëm alarmin kur duhej, treguam me vakt. Sot, sërish ballhapur, votuam PËR në propozimin e atyre që më 2015 nuk na dëgjuan. E ju goditni! Goditni deputetët e LVV-së, ushtarët e UÇK-së, të burgosurit politik, vëllezërit e dëshmorëve. Ndërgjegja jonë politike është e pastër. Si loti”, ka shkruar Manxhuka.

Deputeti Rexhepi teksa po dilte nga hapësira e Kuvendit të Kosovës, u kap dhunshëm nga protestuesit për ta kthyer brenda.

Edhe Deputeti i LVV-së dhe Bislimi kthehen dhunshëm brenda hapësirës së institucioneve të Kosovës Arbëri Deputeti i LVV-së dhe Bislimi kthehen dhunshëm brenda hapësirës së institucioneve të Kosovës

Rexhepi ka një vëlla dëshmor i cili ka qenë pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramdani”, Njazi Rexhepi i rënë në Betejën e Koshares. Vëllai tjetër, Jonuz Rexhepi është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndaj sulmit ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci. 

Ajo e ka quajtur të papranueshme dhe turpshme sjelljen ndaj deputetit Fahrush Rexhepi. 

“Pamjet ku protestuesit e kapin për duarsh dhe e shtyjnë me forcë një deputet të Republikës së Kosovës nuk kanë asgjë të përbashkët me të drejtën demokratike për protestë. Protesta është e drejtë, kritika është e drejtë, kërkesa për llogaridhënie është e drejtë, por askush nuk ka të drejtë të përdorë forcën fizike ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të qytetarëve.  Dhe ironia bëhet edhe më e rëndë kur viktimë e kësaj sjelljeje është Prof. Dr. Fahrush Rexhepi, profesor universitar dhe doktor i shkencave të historisë, sot deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Një njeri që vjen nga një familje e cila lirisë së Kosovës i ka dhënë shumë. Vëllai i tij, Njazi Rexhepi, është Dëshmor i Kombit, pjesëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, i rënë në Betejën e Koshares. Vëllai tjetër, Jonuz Rexhepi, është veteran i luftës dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Nagavci në Facebook. 

Edhe Përshkallëzohet situata në Prishtinë, tentohet shpërndarja e protestuesve me gaz lotsjellës dhe top uji Arbëri Përshkallëzohet situata në Prishtinë, tentohet shpërndarja e protestuesve me gaz lotsjellës dhe top uji

Ajo ka thënë se askush s’ka të drejtë të ushtrojë dhunë duke u thirrur në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

“Prandaj, para se dikush ta kapë për krahu, ta shtyjë apo të tentojë ta poshtërojë publikisht Fahrush Rexhepin, le ta dijë mirë se kë ka përballë dhe nga çfarë familjeje vjen. Askush nuk fiton të drejtën të ushtrojë dhunë duke u thirrur në emër të UÇK-së, aq më pak ndaj një njeriu, familja e të cilit ka paguar me gjak çmimin e lirisë së Kosovës. Liria për të cilën ranë dëshmorët nuk u fitua që sot, në emër të saj, të kapen me forcë deputetët e Republikës. Kjo nuk është mbrojtje e vlerave të luftës. Kjo është cenim i tyre”, ka shkruar Nagavci. 
 

Lexo përditësimet tjera
Protesta

Gaz lotsjellës, top uji e të paktën 17 të lënduar – bilanci i protestës së përshkallëzuar

Dymbëdhjetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve, të hënën mbrëma në...