Arbëri

Manastiri i Deçanit pretendon për protestë ultranacionaliste duke shpërndarë video të vjetër

Manastiri i Deçanit ka shpërndarë një video të vjetër duke pretenduar protestë ultranacionaliste të tifozëve të Pejës e që kinse është mbajtur sot.

Në të vërtetë përmes kërkimit nëpër rrjete sociale, videoja vërehet se mund gjendet si në Facebook, ashtu edhe në Tiktok me datë të mëhershme, atë të 8 majit 2023.

Data po ashtu përkon me finalet e basketbollit Trepça-Peja.

Manastiri i Deçanit i postimit në rrjete sociale kontekst të pasaktë të enjten duke thënë se të vetmit serbë në Komunën e Pejës janë murgeshat e Patriarkanës së Pejës, kur në të vërtetë në Pejë vazhdon të ketë serbë, të paktën në fshatin Gorazhdec.

“Tash, të vetmit qytetarë serbë të mbetur janë murgeshat e Manastirit Ortodoks Serb të Patriarkanës së Pejës, që jetojnë vazhdimisht në mbrojtje të policisë”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Manastirit.

Më vonë, Manastiri i Deçanit e ka ndryshuar postimin në Twitter pasi KOHA raportoi për lëshimin që kishte bërë në faqen e tij duke shpërndarë videon e vjetër me pretendimin se po mbahej një protestë kundër serbëve në Pejë. Faktikisht, videoja është e datës 8 maj 2023, dhe lidhet me finalet e basketbollit Trepça-Peja.

Manastiri ka hequr përgjegjësinë duke arsyetuar se “Manastiri vetëm e ka prezantuar materialin e publikuar nga ‘Peja në fokus’”.