Arbëri

Malisheva nuk mund ta shfrytëzojë stadiumin, stërvitjet mbahen në fusha të mbyllura

Shkollat e futbollit në Komunën e Malishevës, stërvitjet janë duke i bërë nëpër fusha të mbyllura.

Kjo për shkak se Komuna nuk e ka hapur fare stadiumin e qytetit, ku i kanë kryer stërvitjet këto shkolla, raporton KOHA.

Trajnerët e nxënësve thonë se janë të regjistruar si në Komunë ashtu edhe në Federatë.

Profesori Zymer Telaku thotë se rreziku nga pandemia është më i madh nëse vazhdojnë stërvitjet nëpër fusha të mbyllura.

Nga Komuna e Malishevës thonë se nuk e kanë hapur stadiumin si pjesë e masave për menaxhim të pandemisë, duke pasur parasysh që kjo komunë në fillim të pandemisë kishte më së shumti raste pozitive me Covid-19.

Në Federatën e Futbollit të Kosovës kanë thënë se Komuna nuk ka të drejtë të marrë një vendim të tillë.

Sipas sekretarit të FFK-së, Eroll Salihu, Ministria e Shëndetësisë ka lejuar hapjen e stadiumeve për stërvitje të ekipeve të Superligës dhe Ligës së parë.