Arbëri

Majko pas vizitës në Hagë: Thaçi i qetë, Veseli i qartë, Krasniqi i sprovuar e Selimi i papërsëritshëm

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka vizituar të enjten ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Majko ka treguar për gjendjen, në të cilën po kalojnë të akuzuarit nga Specialja.

“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për t’ju gjendur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UÇK-së! Jam krenar për vëllezërit e mi”, ka shkruar Majko.

 

Bashkë me Majkon, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët në Hagë, i vizituan edhe ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.

Iniciator i kësaj vizite ishte deputeti, Behgjet Pacolli.