“Ma mirë” është thirrja me të cilën Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, ka nisur fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025.
Në konventën e mbajtur në Prishtinë të shtunën, Hamza ka premtuar se do të punojë që “ta bëjë Kosovën më të mirë”.
“Kosova mundet ma mirë”, ka përsëritur ai në disa raste.
Duke prezantuar premtimet, Hamza ka bërë të ditur se plani i tij ndërtohet në pesë qëllime kyçe: 1. Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, 2. Jetë më e mirë për secilin, 3. Arsim për të ardhmen, 4. Sistem shëndetësor me pacientin në qendër, 5. Një Kosovë e sigurt dhe e integruar.
E kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me Hamzën kryeministër “ndryshimi nga qeverisja aktuale do të vërehet në secilën fushë”.
Fjalim ka mbajtur edhe vajza e kandidatit të PDK-së për kryeministër.