15:35 (E përditësuar) - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka caktuar për nesër seancën plenare të Kuvendit.
Seanca pritet të mbahet në orën 09:00.
Gjatë së dielës, Grupi Parlamentar i LVV-së ka dorëzuar kërkesë për mbajtjen e seancës, ndër pikat e së cilës do të jetë shqyrtimi i projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Specialen.
Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion do të mblidhet nesër në orën 08:00 për të shqyrtuar projektligjin, ka bërë të ditur kryetari i këtij komisioni, Vigan Qorrolli.
LVV-ja dorëzon kërkesë për mbajtje të seancës nesër në ora 9:00
Edhe
PDK-ja kërkon fillimisht ndryshimin e Ligjit për Specialen e pastaj presidentin, por a ka kohë?
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesë që nesër të mbahet seancë në Kuvendin e Kosovës me fillim në ora 9:00.
Burime kanë bërë të ditur për KOHËN se kërkesa është dorëzuar sot. Ndër të tjera pritet në Kuvend të trajtohet edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Specialen.
Pikat tjera të rendit të ditës lidhen me shqyrtimin e projektligjeve për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

6 tetori është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit, bazuar në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Të shtunën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherit kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është takuar ndaras me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Hamza tha pas takimit se PDK-ja do të jetë e gatshme për presidentin, por pasi të miratohen në Kuvend ndryshimet e Ligjit për Gjykatën Speciale.
PDK-ja ka kërkuar që Kuvendi të ndryshojë Ligjin për Gjykatën Speciale. Me anë të ndryshimeve ligjore synohet që mandati i saj të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj.
Ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë.
Edhe
Të hënën Komisioni për Legjislacion shqyrton projektligjin për ndryshimet e Ligjit për Specialen
Ekzekutivi i Kosovës të premten mbrëma i ka hapur rrugë nismës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një mbledhje elektronike, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin. Sipas njoftimit zyrtar, është konstatuar se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për procedimin e këtij projektligji.