Arbëri

Lumnije Thaçi takohet me shumë Zonja të Para të shteteve

Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, e cila po e shoqëron presidentin Hashim Thaçi, në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.

Në këtë ngjarje, përveç Melania Trumpit, si dhe bashkëshortes së zëvendëspresidentit amerikan, Karen Pence, sipas njoftimit nga Presidenca, Lumnije Thaçi ka takuar edhe zonjën e parë të Austrisë, të Ganës, Haitit, Kanadasë, Koresë së Jugut, Madagaskarit, Polonisë, Gjeorgjisë, Izraelit, Nigerisë dhe disa shteteve të tjera.

Zonja e parë e SHBA-së para të pranishmëve ka folur për aktivitetet e saj humanitare dhe fushatën “Be Best”, fushatë kjo për ndërgjegjësimin e opinionit me fokus në mirëqenien e të rinjve dhe avokimin kundër ngacmimit në internet dhe kundër përdorimit të drogës.

{gallery}