Arbëri

Lumezit i përfundon mandati, shpallet konkursi për Kryeprokuror

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim që të shpallë konkursin për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, pasi mandati 7-vjeçar i kryeprokurorit aktual, Aleksandër Lumezi, do t’i përfundojë mandati më 21 prill 2022.

Konkursi do të jetë i hapur nga 17 janari dhe do të zgjasë për 15 ditë, ka bërë të ditur KPK-ja.

Për këtë është themeluar një panel vlerësues për poentimin e kandidatëve. Anëtarë të këtij paneli, përveç Kryesuesit të Këshillit, Jetish Maloku, që, sipas detyrës zyrtare, është anëtar dhe kryesues i panelit, përmes shortit u përzgjodhën edhe anëtarët e KPK-së, Ariana Shajkovci, Bedrije Syla-Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq. Ndërsa, anëtarë të Komisionit për rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, pas tërheqjes së shortit, u përzgjodhën anëtarët e KPK-së, Veton Shabani, Ardian Hajdaraj dhe Agron Beka.

KOHA pati raportuar në shtator se si Ministrisë së Drejtësisë po i përfundonte afati që të ndryshonte dy ligje me të cilat do të sigurohej se procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të ri do të shkonte mirë.