Prokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka njoftuar se katër personat që janë kthyer në Kosovë nga lufta në Siri janë nën masën e ndalimit dhe kanë nisur procedurat penale.
Lumezi ka bërë të ditur se të njëjtit kanë qenë nën hetime gjatë viteve të kaluara nga Prokuroria Speciale. Meqë të njëjtit kanë qenë jashtë vendit atëherë është pezulluar procedura penale, raporton KTV.
“Duke pasur parasysh që personat të cilët kanë qenë të përfshirë në aktvendime për fillimin e hetimeve nuk kanë qenë të arritshëm për autoritetet ndjekëse të Republikës së Kosovës, “ ka thënë Lumezi.
Mirëpo nuk është treguar se personat në fjalë për sa vjet kanë marrë pjesë në grupet terroriste jashtë territorit të Kosovës.