Arbëri

Listat e kandidatëve ende mbeten hapur

Foto: Driton Paçarada / Koha

Një ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) shumica e partive politike i kanë mbledhur këshillat e përgjithshme për të diskutuar dhe përpiluar listat zgjedhore.

Mirëpo, pjesa dërrmuese e tyre nuk ka arritur që t`i finalizojë ato, shkruan sot Koha Ditore.

E vetmja që e ka finalizuar listën e saj është AAK-ja, porse as ajo nuk e ka dorëzuar ende në KQZ dhe nuk e ka bërë publike.

Emrat e kandidatëve për deputetë kanë thënë se do të dihen të premten (sot). Disa prej tyre kanë thënë se në listë nuk kanë kandidatë që ndiqen penalisht, e disa të tjera nuk e kanë mohuar këtë, duke thënë se ligji nuk ua ndalon kandidimin përderisa nuk ka vendim të prerë të gjykatës.

Deri më tani në KQZ vetëm dy parti politike i kanë dorëzuar listat. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)