Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se përfaqësuesit e Listës Srpska me autoritetet në Prishtinë po bisedojnë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, porse nuk beson të jetë e mundshme që ata të pajtohen me këtë, trasnemton Koha.net.
“Përkrahjen e Serbisë për formimin saj (Ushtrisë) nuk do ta kenë”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq pas takimit ë sotëm me kryetarin e Repulbikës Srpska Milorad Dodik në Beograd.
Ai ka vlerësuar se ekziston një presion i madh nga jashtë që të dobësohet ndikimi i Serbisë në Kosovë, “presion i rreptë për shkatërrimin e ekzistimit politik serb”, tha ai.
Në fund ai ka theksuar se edhe “përkundër asaj se Lista Srpska u tregua e fortë, edhe pse kundër vetes pati një pjesë të madhe bashkësisë ndërkombëtare, një pjesë të serbëve e të shqiptarëve, ajo ia doli ”t’i shkelë” në zgjedhje.