Arbëri

Lirohet Sali Berisha

Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është liruar nga arresti shtëpiak. 

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar ka vendosur për lirimin e  Berishës nga masa e arrestit shtëpiak.

“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën. Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, deklaroi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, raporton “Top Channel”. 

Sali Berisha ishte  në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Kjo masë u mor pasi nuk zbatoi masën “detyrim paraqitje”, duke refuzuar të shkojë të merret në pyetje në SPAK.

Berisha po akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në territorin e të cilit dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndërtoi kulla.

Sali Berisha pritet me entuziazëm nga mbështetësit e PD-së

4 muaj më parë / 27 nën 2024 13:58
Sali Berisha

Një numër i madh i njerëzve janë tubuar në selinë e Partisë Demokratike në Shqipëri të mërkurën teksa aty po hynte lideri i partisë, Sali Berisha.

Berisha më herët u lirua nga arresti shtëpiak.

Teksa hynte në seli, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë u prit me brohoritma.