Është liruar kameramani i “Betimi për Drejtësi” i cili është arrestuar sot.
“Betimi për Drejtësi” ka shkruar se e mirëpret lirimin e kameramanit, Arianit Tahiri, dhe trajtimin e tij si i dëmtuar nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Për arrestimin e tij kishte shkruar Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, pjesë e të cilit është mediumi.
Ai ka shkruar në Facebook se kameramani ishte arrestuar dhe ishte marrë në pyetje “se pse po xhiron”.
“Prokuroria Themelore në Prizren e paska zbuluar një mënyrë të re si me i pengu gazetarët kur bëjnë hulumtime, i arrestojnë dhe i dërgojnë në stacion policor me i marrë në pyetje pse po xhironi. Kjo sot i ndodhi gazetarëve dhe kameramanit të ‘Betimi për Drejtësi’. Prokuror që nuk e di as ABC-në e ligjeve që i mbrojnë gazetarët në punën e tyre apo prokurorë që i dalin në mbrojtje krimit duke i penguar gazetarët në punën e tyre”, kishte shkruar Miftaraj në Facebook.
Për këtë rast, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e dënuar fuqishëm sjelljen e Policisë së Kosovës, si dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Tahirit, lirimin e mjeteve të punës si dhe dhënien e sqarimeve publikisht për incidentin.
Arrestohet kameramani i “Betimi për Drejtësi”
Të martën është arrestuar punonjësi i “Betimit për Drejtësi”, Arianit Tahiri, ka njoftuar Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, pjesë e të cilit është mediumi.
Ai ka shkruar në Facebook se kameramani është arrestuar dhe është marrë në pyetje “se pse po xhiron”.
“Prokuroria Themelore në Prizren e paska zbuluar një mënyrë të re si me i pengu gazetarët kur bëjnë hulumtime, i arrestojnë dhe i dërgojnë në stacion policor me i marrë në pyetje pse po xhironi. Kjo sot i ndodhi gazetarëve dhe kameramanit të ‘Betimi për Drejtësi’. Prokuror që nuk e di as ABC-në e ligjeve që i mbrojnë gazetarët në punën e tyre apo prokurorë që i dalin në mbrojtje krimit duke i penguar gazetarët në punën e tyre”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Sipas tij, arrestimi dhe marrja në pyetje është shkelje e rëndë e lirisë së medias.
“Marrja në pyetje e kameramanit është veprim arbitrar i Prokurorisë Themelore në Prizren dhe të njëjtit menjëherë duhet të lirojnë kameramanin Arianit Tahiri”, shtoi ai.
Miftaraj i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka shtuar se kryeprokurori Admir Shala dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të japin sqarime dhe të ndërmarrin veprime ndaj prokurorit “që e keqpërdor pozitën dhe autoritetet zyrtar kaq hapur”.
Për këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. AGK-ja tha se e dënon fuqishëm sjelljen e Policisë së Kosovës dhe kërkon lirim të menjëhershëm të kameramanit.