Arbëri

Limaj: Thaçi për interesa personale është në gjendje të bëjë gjithçka

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, thotë se presidenti Hashim Thaçi është në gjendje të bëjë gjithçka madje edhe të rrezikojë vendin vetëm për interesa personale.

Në Interaktiv të KTV-së, Limaj thotë se Thaçi dëshiron të marrë poenë politikë dhe për këtë është në gjendje të sakrifikojë edhe miqësinë me SHBA-në e partnerët tjerë politikë ndërkombëtarë të Kosovës.

Duke thënë se Thaçit nuk duhet t’i besohet, ish-bashkëpartiaku i presidentit ka deklaruar se Thaçi me telefonatën që i ka bërë kryeministrit serb për Ushtrinë, para se të thërrasë kryeministrin kosovar ka bërë skandalin më të madh politik në vend.

“Ai është i gatshëm për interesa individual të bëjë gjithçka. Si ka mundësi presidenti i vendit ta thërrasë kryeministrin e Serbisë dhe jo të vendit tim. A ka veprim ma fyes e ma jokushtetues. Ky është skandali më i madh që ka ndodh në skenën politike. Është ofensivë diplomatike kundër vet vendit”, ka thënë ai.