Arbëri

Liderët opozitarë urojnë nxënësit për vitin e ri shkollor: Themel i së ardhmes së Kosovës

Foto ilustrim

Liderët opozitarë, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, i kanë uruar nxënësit për vitin e ri shkollor.

Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur urimet dhe mbështetjen e tij për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. 

“Juve, të nderuar mësimdhënës, ju uroj një vit të mbarë e të palodhshëm. E admiroj durimin dhe pasionin tuaj për t’u dhënë fëmijëve tanë dije dhe dashuri. E di dhe e besoj se me ju, e ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta. Të dashur prindër, e di që fëmijët ndoshta jo gjithmonë arrijnë sukseset që ne dëshirojmë për ta. Por, më shumë mbështetje sesa kritika, më shumë dashuri, më shumë punë me ta - do t’i shtyjë ata që gjithmonë të bëjnë më të mirën. Prandaj, duke pasur gjithmonë parasysh interesin e fëmijëve tanë, të gjithë bashkë, pa përjashtim, t’u japim kujdesin dhe trajtimin që e meritojnë gjatë këtij rrugëtimi”, ka shkruar Krasniqi. 

 

Ndërsa Abdixhiku ka publikuar një video të dy vajzave të tij duke shkuar në shkollë. Krahas videos, ai ka uruar të gjithë nxënësit që nisin mësimin të hënën që të kenë fat.

“Rrugëtimi juaj është themeli i së ardhmes sonë - këtu, në Kosovë”, ka thënë ai. 

VIDEO: