Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për deputetin Etem Arifi.
Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, tha për KOHËN se Apeli ia ka refuzuar si të pabazuar ankesën e deputetit, kësisoj, është bërë i plotfuqishëm vendimi i Themelores.
“I dënuari E.A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pa bazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë. I dënuari E.A është dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata ka lëshuar urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit me burg”, tha Gashi.
Arifi ishte dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim me subvencione. Arifi, bashkë me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve” akuzohen për përvetësimin e rreth 26 mln eurove.
KOHA ka provuar të kontaktojë edhe Arifin por ai nuk e ka hapur telefonin.