Arbëri

LDK-ja shkarkon Haxhi Avdylin dhe tre zyrtarë të tjerë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e deputetit Haxhi Avdylit dhe tre zyrtarëve të tjerë.

Këtë ia ka konfirmuar KOHËS sekretari i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi, i cili thotë se pos Avdylit, janë shkarkuar edhe Arsim Berisha, Artan Hoxha dhe Fadil Berisha.

“Për shkak të angazhimit në iniciativa tjera politike, nuk përfaqesojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësit që i kishin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren. Kundër këtij vendimi, palët e pakënaqura mundë të bëjnë ankesë, në instancën më të lartë të partisë, në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, në afat prej 15 ditësh, nga data e shpalljes së këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Më herët, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte shkarkuar edhe Vjosa Osmanin nga partia për shkak të kundërshtimeve të saj brenda Kryesisë.

Osmani ka paralajmëruar themelimin e një lëvizjeje më të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, e në atë ka paralajmëruar se do të jetë edhe deputeti Avdyli.