Vetëvendosje dhe LDK vazhdojnë të flasin në distancë, për mundësinë e marrëveshjes së koalicionit, derisa shpresojnë t’u kthehen takimeve.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se nuk do të bashkëpunojë me partitë e tjera për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Këtë qëndrim e ka shprehur nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se dyert janë të hapura për bashkëpunim, raporton KTV.
Por, Xhelal Sveçla ka thënë se Glauk Konjfuca nuk do të shkarkohet nga posti i kryeparlamentarit.
Partia që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, akoma nuk ka datë se kur do ta dërgojë për dekretim te presidenti, emrin e mandatarit për kryeministër.
Së fundmi, të dyja partitë kanë komunikuar përmes letrave, duke ia paraqitur ofertat për bashkëqeverisje njëra-tjetrës.