Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ua ka vazhduar mandatin e ri tetë drejtorëve të LDK-së, që ishin pjesë e ekzekutivit në mandatin e kaluar.
Ata do të drejtojnë sektorët e njëjtë. “Për drejtorët e LDK-së është marrë vendimi që të vazhdojnë edhe në këtë mandat të njëjtit që kanë qenë edhe mandatin e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Secili që ka qenë është mbetur në vendin e vet”, e ka konfirmuar të martën për KD-në shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës, Durim Sheremeti.
Vendimet për postet drejtuese të drejtorive, Muhaxheri së pari ua ka lëshuar në muajin mars vetëm tre drejtorëve të LDK-së.
Drejtor i Drejtorisë së Arsimit edhe këtë mandat do të jetë Besim Avdimetaj, njëjtë sikurse edhe Jeton Abazaj në Drejtorinë e Financave dhe Fatmir Asllani në Drejtorinë e Administratës Komunale. Derisa për drejtoritë e tjera vendimet janë lëshuar pasi është arritur marrëveshja në mesin e muajit prill me PDK-në për të vazhduar bashkëqeverisjen e Komunës së Pejës edhe në këtë mandat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)