Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale ka marrë më së shumti vota nga ato me postë.
Eugen Cakolli i KDI-së përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në mesin e dhjetë kandidatëve për kryetarë komune që kanë fituar më së shumti vota nga jashtë vendit, gjysma e tyre janë kandidatë nga radhët e LDK-së.
Më së shumti vota sipas tij ka pasur edhe si vota të përgjithshme por edhe për kandidatë për kryetarë.
Kandidatët për kryetarë me më së shumti vota nga jashtë vendit janë: 1. Ardian Shala (LDK) - 711 vota; 2. Ruzhdi Shehu (LDK) - 446 vota; 3. Bexhet Xheladini (LDK) -359 vota; 4. Agron Kuçi (AAK) - 332 vota; 5. Gazmend Muhaxheri (LDK) - 331 vota; 6. Bali Muharremaj (AAK) - 307 vota; 7. Bekim Azizi (PDK) - 289 vota; 8. Mimoza Kusari-Lila (LVV) - 289 vota; 9. Bashkim Ramosaj (AAK) - 235 vota; 10. Arben Vitia (LVV) - 231 vota; 11. Ilir Ferati (LDK) - 231 vota;
Ndërkaq LDK-ja përmes një postimi në Facebook ka falënderuar votuesit jashtë vendit.
“Mërgatë, faleminderit! LDK-ja, partia më e votuar nga mërgata. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë votuar më së shumti nga mërgata jonë. LDK-ja ka marrë gjithsej 3164 vota. Falënderojmë mërgatën tonë anekënd botës për mbështetjen”, thuhet në postimin e tyre.