Arbëri

LDK-ja i kundërpërgjigjet VV-së: S’arritën kurrë të zhvendosen nga selia e partisë në jetën reale

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje e cila sfidoi opozitën me zgjedhje.

“Opozita flet për izolimin e vendit, por nuk i del zëri për zgjedhjet e reja”, thuhet në videon e partisë në pushtet.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë për KOHËN se si në opozitë, ashtu edhe në pushtet Lëvizja Vetëvendosje “vazhdon t`i helmojë qytetarët me gjuhë të urrejtjes”.

Ajo ka deklaruar se në mungesë të rezultateve në ndryshimin e jetës, VV-ja i është kthyer propagandës, pasi sipas saj “vetëm këtë dinë ta bëjnë”.

“Kurrë nuk arritën të zhvendosen nga selia e partisë së tyre, në jetën reale, prandaj nuk qeverisin, por propagandojnë. Në vend se t’i thërras arsyes dhe rezonit shtetëror - që ta dëgjojë mikun e madh Bill Clinton - dhe ta ndalë këtë marrëzi, Lëvizja e Albin Kurtit vazhdon me video ironizuese e tallëse kundër opozitës. Me këtë hov pushteti po shkon drejt ndalimit të mendimit kritik, duke i shpallë luftë opozitës. Kurti i izoluar është në rrugë ‘krejt e drejt’ në diktaturë”, ka thënë ajo.