Arbëri

LDK: Deklaratat e fryra të Qeverisë bien në kundërshtim me realitetin që e jetojmë

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se Qeveria po gënjen në deklaratat se po kujdeset për mirëqenien e qytetarëve. Sipas LDK-së, bazuar në të dhënat e Agjencinë e Statistikave të Kosovës, çmimet që nga marrja e mandatit të kësaj Qeverie janë ngritur 25%.

Sipas LDK-së, Qeveria e ka vështirësuar jetën e qytetarëve duke mos ndikuar ndaj kësaj dukurie. Partia opozitare ka vlerësuar se deklaratat “e fryera dhe të propaganduara të kësaj Qeverie, bien në kundërshtim me realitetin që po jetojmë”.

“Kjo ngritje enorme e çmimeve është me larta ndonjëherë në historinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së. 

Sipas kësaj partie Qeveria po propagandon edhe për inflacion, kur “faktet tregojnë qartazi se Kosova ka inflacion enorm”.

“Rritje e çmimeve të produktet bazike gjatë tre viteve të fundit ka shkuar deri 42%, këto janë produkte që na duhen çdo ditë në tavolinë si: buka, mielli, vaji, kripa, sheqeri, qumështi e vezët. Krahas ngritjes enorme të çmimeve të produkteve bazike, qytetarit të Kosovës gjatë tre viteve të fundit me qeverisjen aktuale i është zbritë paga për një të katërtën në terma real”, thuhet në reagim. 

Shifrat e LDK-së