Arbëri

LDK: AKK-ja ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj, shkarkimi i tij i domosdoshëm

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se Agjencia Kundër-Korrupsion (AKK) ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Sadriu ka thënë se është domosdoshmëri që të shkarkohet Berishaj.

“Agjencia Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë. Kallëzimi penal është përfundim logjik ndaj një skandali të fshehjes së të hyrave prej gjysmë milioni. Hapja e hetimeve, por edhe përfshirja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit”, ka shkruar në Facebook ajo.

Sadriu ka thënë se LDK-ja kërkon shkarkimin e ambasadorit dhe po ashtu sqarim të secilit zyrtar publikë që në fillet e shpërthimit të skandalit kishte garantuar dhe kishte marrë në mbrojtje Berishajn.