Arbëri

Lansohet thirrja për mbështetje për investim në pajisje efiçiente

Është lansuar thirrja publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

Në ceremoninë e lansimit që është mbajtur të premten në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me këtë skemë do të mbështeten mbi 20 mijë familje.

Ai ka thënë se fokusi i Qeverisë në sektorin energjetik nuk është vetëm rritja e kapaciteteve prodhuese por edhe rritja e efiçiencës.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka thënë se kursimet e energjisë mund të arrijnë deri në 40 për qind.

Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë ka theksuar se masa e lansuar do të ndikojnë që të reduktohen shpenzimet e energjisë.