Arbëri

Lajçaku takohet me Bislimin: Urgjencë zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes së normalizimit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Austri me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të diskutuar për dialogun.

Lajçak ka thënë se kanë biseduar për një gamë të gjerë të çështjeve të ndërlidhura me dialogun dhe se janë pajtuar që zbatimi i shpejt i Marrëveshjes së Normalizimit është urgjent.

“Para Forumit Botëror Ekonomik në Davos jam takuar me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të diskutuar për një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Jemi pajtuar që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Në Zvicër gjendet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por është thënë se nuk do të ketë takim mes tyre.