Arbëri

Lajçaku e O’Brien diskutojnë mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të mërkurën me ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, me të cilin tha se kanë diskutuar mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se me O’Brien “u dakorduan të qëndrojnë në kontakt të ngushtë”, e këto diskutime njoftoi se i zhvilluan para Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

“I krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për periudhën e ardhshme. U dakorduam të qëndrojmë në kontakt shumë të ngushtë. Falënderoj SHBA-në për mbështetjen e fortë në punën time”, ka shtuar ai.