Arbëri

Lajçak niset për në takim me Bislimin, nuk prononcohet për media

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është nisur për të shkuar në takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajçak nuk ka dashur të flasë. Ai ka thënë shkurtazi për KOHËN, “shihemi nesër”.

Lajçak do të qëndrojë në Kosovë të hënën dhe të martën.

Ai sot është paraparë të ketë takim me zëvendëskryeministrin Bislimi, ndërsa nuk është bërë i ditur vendi.

Nga zyra e zëvendëskryeministrit është konfirmuar takimi, ndërsa është thënë se do të dilet me një komunikatë pas takimit.

Të martën Lajçak do të ketë takime me krerët e partive opozitare në Kosovë. Takimi pritet të fillojë pas orës 10:00.