Arbëri

Lagjja e Muhaxherëve pa ujë, ankohen qytetarët

Që nga ora 6:00 e mëngjesit, banorët e lagjes së Muhaxherëve në kryeqytet kanë mbetur pa ujë.

Ankohen se nuk janë njoftuar nga askush për ndërprerje të ujit, madje edhe se nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” nuk i përgjigjen telefonatave të qytetarëve.

Një lexues ka dërguar disa fotografi në adresë të portalit Koha.net, ku ka treguar se në faqen e KUR-it nuk ka asnjë përditësim që nga data 6 dhjetor.

“Kur jemi zgjuar në 06:00 në mëngjes nuk ka pas ujë këtu në lagjen e Muhaxherëve, ndoshta u ndal edhe më herët. Nuk na ka njoftu askush për ndërprerje, tentojmë me kontaktu KUR-in, por numrat nuk i bëjnë, madje opertori thotë se "ky numër nuk ekziston" edhe pasi e shndërruam në +383. Njoftimi i fundit në faqen e KUR-it është me dt 06.12.2018.”

Me mungesë të ujit të pijshëm, për disa orë, të dielën janë përballur edhe banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në kryeqytet.