Arbëri

Lagjja “Kalabria” sonte do të ketë reduktim të furnizimit me ujë të pijshëm

KRU “Prishtina” ka njoftuar se nga ora 23:00 deri nesër në orën 05:00 të mëngjes, do të ketë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e lagjes “Kalabria”.

Kjo për shkak të punimeve të planifikuara teknike nga NH "Ibër Lepenc".

Përveç lagjes “Kalabria”, vështirësi në furnizimin me ujë do të kenë edhe Fushë-Kosova dhe Obiliqi.

“Po ashtu, punimet e tyre të planifikuara mund të zgjasin edhe gjatë ditës së nesërme (11 shtator 2021), andaj mund të ketë vështirësi në furnizimin e rregullt me ujë për zonat e lartcekura deri në mesnatën e ditës së nesërme”, thuhet në njoftim.