Arbëri

Kuvendi të enjten pritet të mbajë tri seanca

Kuvendi i Kosovës të enjten pritet të mbaje tri seanca. Në të parën, e cila pritet të nis në orën 10:00, në lexim të dytë do të shqyrtohen Projektligji për zyrtarët publikë dhe ai për pagat në sektorin publik.

Kuvendi sot ka të caktuar që të mbajë edhe një seancë të jashtëzakonshme në orën 12:00, ku pritet të shqyrtohet Strategjia e energjisë për periudhën 2022-2031.

Ndërsa në orën 13:00 deputetët do të mblidhen në seancë të rregullt plenare. Ky është rendi i ditës i kësaj seance.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/l-152 pёr anti dopingun,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,

Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.