(11:13) - Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar partinë në pushtet duke thënë se për 4 vjet nuk ka asnjë njohje të shtetit e po ashtu asnjë anëtarësim. Ai ka akuzuar pushtetin se po i sulmon aleatët. 

“Duket se koha ka rrotulluar tavolinat. Kështu kur udhëhiqesh nga politikat populliste. Prandaj në këtë rrotullim tavolinash shtetësia jonë u godit gjatë kësaj vere nga njohja e pasaportave serbe në Republikën e Kosovës. Si mund të mburremi me një vendim të tillë. Jemi në prag të përjashtimit edhe nga Procesi i Berlinit për të humbur barabarësinë me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ta dini se përtej fitoreve të vogla momentale për pak vota humb shteti. Jam dhe jemi kundër përplasjes me NATO-n. Përveç Urës së Ibrit ka edhe një urë në Badoc, aty s’ka NATO e as media dhe s’ka asnjë pengesë që të përfundojë, por Qeverinë se ke aty as duke e testuar e aq më pak duke e hapir. Lajmi i mirë është se po përfundon ky legjislacion e bashkë me të edhe kjo qeverisje e zymtë”, tha Abdixhiku në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. 
 


Haxhiu: Kur Kurti inauguroi Emergjencën, shtretërit u morën prej Pediatrisë për promovim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, ka folur për largimin e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova.
“Ikja e profesionistëve shëndetësorë është shndërruar në dukuri shqetësuese sepse ne nuk mund të përgatisim profesionistë shëndetësorë aq sa po na ikin. Kjo do ta kolapsojë gjendjen në shëndetësinë tonë”, ka theksuar ai . 
Haxhiu ka thënë se mungesa e materialit shëndetësor nuk është lajm për këtë Qeveri. 
“Qeveria ka bërë përpjekje të promovojë disa fasadime në klinika që shtetit i kushtoi shumë shtrenjtë. Në gjinekologji renovimi metrit katror kushtoi 1900 deri 2300 euro. Në momentin e inaugurimit të emergjencës nga kryeministri u morën shtretërit prej pediatrisë për promovim”.


Bajrami-Mujës: Ju keni rritur vetëm tenderët njëburimorë për dosta

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja i cili ka duke folur për rritjen e pagës minimale ka thënë se “10 vjet debat është dashur që ne të vijmë për ta rritur pagën minimale. 
Ajo e ka akuzuar deputetin e pushtetit për manipulim. “Më nxitën shifrat dhe manipulimi. Me shifrat e deputetit Muja. 3 vjet gati katër mandat u shkuan duke manipuluar me shifra. Thatë që rritja ekonomike më 2022 ka qenë 1.1 miliardë, unë të tregoj që 923 milionë vijnë prej inflacionit. Inflacioni gjatë qeverisjes suaj i ka kushtuar ekonomise 1.6 miliard euro. ATK udhëhiqet edhe sot prej njeriut të emëruar nga Bedri Hamza për pak të paaftësisë se Lëvizjes Vetëvendosje. Sot më flet që ke rritur pagë minimale, askush në institucione publike nuk ka pasur pagë minimale 250 euro e në ato private u kanë ikur punëtorët”, ka theksuar Bajrami.
“A din çfarë keni rritur ju, tenderët një burimorë, 273 milionë euro janë tenderë për dosta”, ka shtuar ajo.


LDK-ja e përkrah propozimin e AAK-së që projektkodi i sjelljes së deputetëve të kthehet në Komision

(11:03) - Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se partia e tij e përkrah propozimin e AAK-së që projektkodi i sjelljes së deputetëve të kthehet në Komision. 

Gashi ka folur në emër të propozuesit, Besnik Tahirit të AAK-së. Ai ka folur në seancën e Kuvendit. 
E deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka folur për rritjen e pagës minimale. 

“10 vjet debat është dashur që ne të vijmë për të rritur pagën minimale”, tha Gashi.  

E deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur për fillimin e vitit shkollor dhe çështjen e subvencionimit të teksteve shkollore. 

“Për 4 vjet mandat të Lëvizjes Vetëvendosje viti i ri shkollor asnjëherë nuk ka nisur me normalitet. 20 milionë euro është kostoja e planifikuar për tekste shkollore nga 5 milionë euro sa ka qenë kostoja paraprake”, tha Hoxha që e ka quajtur mënyrë të pabazë dhe të paligjshme formën e subvencionimit të prindërve për blerje të librave shkollorë. 

Hoxha ka thënë se mjetet financiare të ndara janë të pamjaftueshme, sepse çmimi i librave është më i shtrenjtë. Po ashtu ka thënë se Komisioni hetimor i themeluar nga Kuvendi ende se ka përfunduar punën. 

“Në vend se të blejmë tekste shkollore me 5 milionë euro, sot janë shpenzuar 20 milionë euro të cilat kanë shkuar te shtëpitë e njëjta botuese. Kjo duhet të hetohet sa më parë edhe nga prokuroria kompetente e edhe të hetohen të gjitha pasojat”, tha Hoxha. 


Kuvendi sot nis sesionin vjeshtor, në rend dite edhe pika të bartura nga sesioni i kaluar

Sot Kuvendi i Kosovës e nis sesion vjeshtor me një seancë plenare e cila pritet të fillojë në orën 10:00. 

Seanca është caktuar në mbledhjen e Kryesisë që është mbajtur të hënën.

Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës e pyetjeve parlamentare, në rend dite është edhe votimi i disa pikave që nuk kanë arritur të miratohen në seancat e sesion pranveror. 

Deputetët kanë në rend dite votimin në lexim të dytë të Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor si dhe të atij për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Rendi i ditës

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar,
5.    Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
6.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
8.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
9.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
10.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
11.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
12.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
13.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
14.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
15.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
16.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
17.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
18.    Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
19.    Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
20.    Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, 
21.    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
22.    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
23.    Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
24.    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
25.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
26.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
27.    Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
28.    Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
29.    Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

Mungojnë deputetët, dështon vazhdimi i seancës

6 muaj më parë / 12 sht 2024 15:42
Kuvendi

Foto: KP

Vazhdimi i seancës së sotme plenare ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve.

Vazhdimi i seancës ishte paraparë të nis në orën 14:30, por nisi në orën 15:00. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nisi seancën duke i rekomanduar deputetëve që mos t’i ndërrojnë vendet për shkak të instalimit të pajisjeve të reja. Ai tentoi të votohet njëri nga projektligjet por nuk kishte kuorum.

Konjufca shtoi se ka menduar që deputetët mezi e kanë pritur sesionin vjeshtor i cili nisi sot, por siç duket jashtë ka gjëra më interesante. Në fund mbylli seancën për të vazhduar ditëve në vijim për shkak se në sallë ishin vetëm 57 deputetë./KP
 

Ilir Bytyçi zgjidhet anëtar i Bordit të RTK-së

6 muaj më parë / 12 sht 2024 13:52
Kuvendi i Kosoves

Foto: Arkiv

Photo: Driton Paçarada

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Ilir Bytyçin, anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, me mandat dyvjeçar.

Nga 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ilir Bytyçi mori 71 vota, ndërkaq kundër-kandidati i tij Bul Salihu vetëm 5 sosh, kurse 4 vota u shpallën të pavlefshme.

Pas kësaj Kuvendi shkoi në pauzë deri në orën 14:30 për të vazhduar me pikat të tjera që janë në rend të ditës./KSP

Vitia: Hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifra e ikjes së mjekëve është ulur

6 muaj më parë / 12 sht 2024 11:45 Nga: Marigona Brahimi
Arben  Vitia

Photo: Driton Paçarada

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifrat e ikjes së mjekavë janë ulur. 

Vitia i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se nga ikja e mjekëve do të kolapsojë sistemi shëndetësor. 

“Në 7 vjetët e fundit është hera e parë që shifra e ikjes së mjekëve është ulur”, tha Vitia në Kuvend. 

Ai ka akuzuar Haxhiun për shpifje. 

“Tha se statuti i SHSKUK-së po i mbyll disa shërbime e ne qytetarë të nderuar çdo ditë po hapim shërbime të reja dhe kjo është një e pavërtetë e radhës. Tha për mungesë të barnave, që situata kurrë s’ka qenë më keq, është një e pavërtetë tjetër. Në Kosovën e pasluftës kurrë më shumë s’kanë qenë të furnizuara QKUK dhe spitalet rajonale. Sa i përket marrjes së shtretërve në Pediatri është një e pavërtetë tjetër. Ne i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që kemi nëse nuk shfrytëzohen nëpër klinika”, tha Vitia. 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, ka folur për largimin e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova.

“Ikja e profesionistëve shëndetësorë është shndërruar në dukuri shqetësuese sepse ne nuk mund të përgatisim profesionistë shëndetësorë aq sa po na ikin. Kjo do ta kolapsojë gjendjen në shëndetësinë tonë”, ka theksuar ai . 

Haxhiu ka thënë se mungesa e materialit shëndetësor nuk është lajm për këtë Qeveri. 

“Qeveria ka bërë përpjekje të promovojë disa fasadime në klinika që shtetit i kushtoi shumë shtrenjtë. Në gjinekologji renovimi metrit katror kushtoi 1900 deri 2300 euro. Në momentin e inaugurimit të emergjencës nga kryeministri u morën shtretërit prej pediatrisë për promovim”.
 

Kervan ankohet për çmimet e librave të komuniteteve, Nagavci thotë se kanë marrë veprime

6 muaj më parë / 12 sht 2024 11:39
Arbërie Nagavci

Photo: Driton Paçarada

Deputeti i komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, është ankuar për çmimet e librave të komuniteteve gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për këtë çështje kanë marrë veprime.

Kervan u ankua se ka pasur shkelje të çmimeve për librat e komunitetit turk

Nagavci u shpreh se kanë identifikuar disa shkelje e në disa raste kanë shqiptuar edhe dënime.

“Ne kemi analizuar me kujdes të gjitha shqetësimet se si qëndron situata me tekstet. Duhet të kujdesemi qe komunitetet nuk diskriminohen në bazë të çmimeve. Kemi identifikuar shkelje e di që në disa raste janë shqiptuar dënimet për disa librari dhe do të vazhdojmë të marrim veprime”, ka thënë ministrja.