Arbëri

Kuvendi miraton deklaratën për përkujtimin e masakrës së Srebrenicës

Kuvendi

Foto: Alban Bujari

 (10:18) - Në 29-vjetorin e masakrës së Sbrenicës, Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme për të përkujtuar dhe reflektuar mbi këtë ndodhi në Bosnjë-Hercegovinë. Deputetët votuan për miratimit të deklaratës së lexuar nga nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani.

Ai ka deklaurar se 11 korriku duhet të jetë ditë perkutjimi dhe reflektimi për gjenocidin e bërë nga Serbia në Srebrenicë.

“Vlerësoj se caktimi i 11 korrikut si dita e përkujtimit dhe reflektimit të gjenocidit të 1995-s në Srebrenicë, të solidarizohemi me të mbijetuarit dhe përkujtimi për Srebrenicën të shërbejë si kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë, për të parandaluar tragjedi në të ardhmen”, ka deklaruar Shabani.

84 deputetë ishin prezentë në sallën alternative ku po mbahet seanca e Kuvendit dhe të gjithë e mbështetën deklaratën.


Seanca për Srebrenicën nis me një minutë heshtje

Kuvendi i Kosovës e ka nisur me një minutë heshtje seancën e jashtëzakonshme në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Sot bëhen 29 vjet nga masakra e forcave serbe në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Për shkak të punimeve në sallën e seancave të Kuvendit, seancat po mbahen në një sallë tjetër.