Arbëri

Kuvendi i hap rrugë realizimit të projektit 22-milionësh

Kuvendi Komunal i Pejës ka miratuar të premten në takimin e tij të rregullt, propozimin e kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Pronësore-Juridike për shpallje interes publik të 13 hektarëve toka në Zonën kadastrale Gorazhdec, për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe për ndërtimin e trasesë dhe vendosjes së gypit kryesor të ujërave të zeza deri tek impianti.

Me projektin në vlerë prej 22 milionë eurosh, fillimisht ishte paraparë ndërtimi i impiantit në pronën komunale me sipërfaqe prej 10 hektarësh tokë në fshatin Gllaviçicë. Por tashti Komuna ka vendosur ta ndërtojë në një lokacion tjetër impiantin që do të trajtojë ujërat e zeza të 65 për qind të territorit të Komunës së Pejës.

Para se kjo pikë për ekspropriimin e atyre tokave në interes të projektit dhe qytetarëve të kësaj komune, të miratohej nga 30 këshilltarët nga 33 sa ishin të pranishëm në takim, prej 34 këshilltarëve sa i ka Kuvendi i Pejës, kreu i Komunës, Gazmend Muhaxheri, këshilltarëve ua ka sqaruar arsyen e ndërrimit të lokacionit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)