Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedh një anëtarë të Bordit të Radio Televizionin e Kosovës. Asnjëri nga kandidatët në garë nuk ka marrë votat e mjaftueshme për tu bërë pjesë e këtij institucioni.
Mehmet Kalisi ka marrë 29 vota, ndërsa Besnik Aliu 10 vota.
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bugujevci ka thënë për shkak se asnjëri kandidatë nuk ka marrë votat e mjaftueshme, do të përsëritet konkursi.