Në lagjen “28” të Komunës së Fushë-Kosovës gjithçka është duke u zhvilluar normalisht.
Kushtet e rënda ekonomike kanë bërë që këta banorë të mos kenë mundësi të qëndrojnë më shtëpi, edhe përkundër rekomandimeve, raporton KOHA.
Edhe në këtë kohë pandemie ata nuk e kanë ndalur punën, pavarësisht ndihmës nga komuna.
Në këtë lagje është vetëm një person i infektuar nga mbi 800 familje që jetojnë aty.
Ky person i infektuar kishte qëndruar javën e kaluar në Komunën e Prizrenit, rast i cili është izoluar dhe gjendja shëndetësore e personit është e mirë.
E numri total i të prekurve me koronavirus në Komunën e Fushë-Kosovës është 7, prej tyre 1 është i shëruar.
Në gjithë Kosovën numri i të prekurve ka arritur mbi 600, prej tyre janë shëruar rreth 140.