Arbëri

Kusari publikon listën e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, thotë se ka militantë partiakë

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televisionit të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lista ka emra të njerëzve të cilët e meritojnë të bëhen anëtar të Bordit të RTK-së, por sipas saj, ka edhe militantë të ndërlidhur me të gjitha partitë politike.

Kusari ka thënë se listën e ka siguruar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.

“Këta janë emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës, të siguruar nga Kuvendi i Kosovës, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. Monitorimi i këtij procesi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Kjo listë ka emra të njerëzve që e meritojnë të bëhen anëtarë të RTK-së dhe shpresoj që bëhen. Mirëpo, në këtë listë paska edhe militanta dhe njerëz të ndërlidhur me gati të gjitha partitë politike, shpresoj që asnjëri nga këta nuk do të bëhet anëtar. Nëse bëhet, ne jemi këndej”, ka shkruar ajo.

Bordi i RTK-së është shkarkuar më 8 korrik nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Emrat e anëtareve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.

 

Këta janë emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës, të siguruar nga Kuvendi i Kosovës,...

Posted by Flutura Kusari on Tuesday, August 17, 2021