Arbëri

Kusari-Lila numëron arsyet pse u shkarkua Bordi i RTK-së

Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në Interaktiv të KTV-së ka numëruar arsyet pse sipas saj shkarkimi i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës ka qenë i pashmangshëm.

Sipas saj, në RTK është bërë kohë e gjatë me vërejtje të vazhdueshme për menaxhim dhe për raportimin lidhur me menaxhimin e këtij institucioni.

Ajo ka thënë se mbi 90 për qind të parave të taksapaguesve për RTK-në, shkonin për paga për punëtorët.

“RTK-ja është shndërruar në gjigant të procesimit apo administrimit të vendeve të punës pa menaxhim të mirëfilltë. Rritje të shpenzimeve... refuzimi i auditimit.... rritje dyfish e punëtorëve. Vazhdimisht punësime me kontrata mbi vepër”, kanë qenë arsyet tjera që ajo ka përmendur.

Ka thënë se defektet e mangësitë janë përcjellë vazhdimisht në RTK, ndërsa ka thënë se bordi i saposhkarkuar ka vazhduar punën e bordeve të kaluara.

“Është vazhduar me problemet e trashjen e tyre”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, opozita kundërshtonte shkarkimin e këtij bordi “se po na ikë RTK-ja nga dora se kemi pas mundësi ndikimi”.

Ajo ka thënë se me shkarkim s’ka përfunduar asgjë. Sipas saj, tash duhet përzgjedhja e një bordi profesional e të pavarur.