Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se është e lehtë të verifikohet se për çfarë ka folur ajo me terroristin Milan Radojiçiq. Ajo ka shprehur se ka biseduar vetëm për Marrëveshjen e Energjisë me terroristin e shumëkërkuar.
Ajo po ashtu thotë se vetëm një herë ka biseduar me Radoiçiqin, dhe atë në gjuhën shqipe. Tutje shton se lidhur me këtë rast, ajo kërkon ekspertizë të thellë. Për Listën Serbe, Kusari-Lila shprehet se është organizatë kriminale.
“Është për keqardhje që duhet të mbaj me kundëragumentim për një person me precedent kriminal, siç është edhe rasti i z.Simiq kur po pyetem për deklarimet e tij. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë në agjendë të kriminelit, po i jepet hapësirë kaq e madhe, nuk po mund të dëmtohet pozita, me incizime të fabrikuara po synohet. Pyeteni prokurorinë ku është rasti me kallëzimin penal, provat shtesë do të dorëzohen sot me fabrikime të mëtutjeshme, me të gjithë ata që janë pjesë e kësaj, do të shihemi në gjykatë. Me një njeri, gënjeshtar, dhe mënyrën se si po e manipulojnë opinionin, Lista Serbe ka tregu që është organizatë kriminale, dhe po i jepet hapësirë duke kërkuar argumentim nga ana e tij. Ata ka dy vjet që nuk janë në Kuvendin e Kosovës, kjo është arsyeja e gjithë kësaj lufte, po bëhet që ata të futen në Kuvend përmes formave të luftës hibride, që kanë të bëjnë me fabrikim të materialeve”, ka deklaruar Kusari-Lila në një deklarim për media para fillimit të seancës.
“Edhe një herë po e ritheksoj vetëm një bisedë ka ndodhur me Radojiçioq në gjuhën shqipe, i qëndroj prapa, ajo që kam dëgjuar dje është e ndërtuar, zëri im mund të ngjitet me pyetjet që ai i ka bërë pastaj dhe janë të incizuara pastaj. Unë nuk kam folur në telefon për ligjin për Pagën Minimale apo gjykatën Kushtetuese. Biseda tjetër në gjuhën shqipe, ai ka qenë në arrati, është e vërtetë, kur ai ka insistuar me lëshu, ideja ka qenë e garancës se nuk do të ketë telashe në veri, për të cilat më pas nuk ka pasur asnjë aksion, as follow up. Pas një jave, e ka sjellë një letër kërcënuese, me të cilën ka përfunduar çdo komunikim me Listën Serbe”, ka shtuar ajo./EO