Arbëri

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen

Albin Kurti

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen në regjistrimin e popullësisë.

Sipas tij, procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia e tyre për të forcuar lidhjen me atdheun. 

“Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës. Përdorni të drejtën tuaj kushtetuese dhe regjistrohuni online përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht 2024. E krahas platformës e-diaspora, ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në objektet e komunave rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh. Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun. Mërgata është pjesë e pandashme e kombit tonë, andaj ju ftoj që të regjistroheni secili dhe secila prej jush!”, ka thënë Kurti ndër të tjera.