Arbëri

Kurti takon raportuesin për Kosovën në PE, bën thirrje për largimin e masave të BE-së

Albin Kurti - Riho Terras

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim eurodeputetin estonez Riho Terras, që ka marrë së fundi detyrën e raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian. 

Temë e diskutimit ishte sulmi i fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor. Gjatë takimit Kurti ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’ia largojë masat ndëshkuese Kosovës, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

“Në vijim, kryeministri bëri thirrje për largim të masave të BE-së ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e pranimit sa më parë të pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri e falënderoi raportuesin Terras për vizitën dhe diskutimin konstruktiv. Ndërkaq, ai e falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Parlamentin Evropian”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.